Për mbi 100 familje te varfra ne Bashkinë e Pukës atmosfera e festes se vitit te ri behet me e gëzueshme. Kjo fale kujdesit te treguar nga deputeti i LSI-se, Agron Çela, i cili ju gjend atyre pranë ne ketë fundviti me pako me artikuj ushqimor dhe fruta. Ai zgjodhi te ishte vete i pranishëm ne bllokun e familjeve qe njihet si lagjja e Kampingut, ku edhe varfëria është me e madhe. Deputeti Çela tha se ashtu si ne bashkitë Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi e Madhe, po vazhdojmë edhe ne Puke e Fushe Arrëz me ketë angazhim humanitar, ne mënyrë qe këto familje ta përjetojnë sa me gëzueshëm festen e ndërrimit te viteve:
Deputeti Çela vizitoi edhe disa nga këto familje, me pjesëtaret e te cilave bashkëbisedoi rreth shqetësimeve te tyre. Ai i siguroi se nuk do te mungonte angazhimi i tij për tu interesuar edhe për fëmijët e tyre qe mësojnë ne disa shkolla te Shkodrës, ndërkohë qe mirënjohja ndaj deputetit Çela shprehej kudo.
Jemi te obliguar qe jo vetëm qe ti ndihmojmë familjet e varfra, por edhe te këmbëngulim me shume për ti zgjidhur hallet e tyre, ndaj nuk do te me mungoje për asnjë moment ky angazhim, theksoi Çela:
Me nismën e deputetit Agron Çela, LSI ne Qarkun e Shkodrës, ka disa dite qe është angazhuar drejtpersedrejti ne aktivitet humanitar për familjet ne nevoje.