Saturday, November 26, 2022
HomeKronikaAksidentohet per vdekje kembesori

Aksidentohet per vdekje kembesori

-

Nje 56 vjeçar humbi jeten si pasojë e nje aksidenti rrugor të ndodhur tek kryqezimi i Mjedes në bashkine Vau Dejes. Kembësori Ludovik Ejlli u përplas për vdekje nga automjeti tip “Volsvagen” me targë AA 232 NK, me drejtues shtetasin Lazer Gjergji, 30 vjeç, banues në Vau Dejës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca te cilat derguan në spital të aksidentuarin, por si pasoje e plageve të marra nderroi jete gjatë rruges. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Sipas hetimeve paraprake shkak i aksidentit ka qene mosrespektimi i rregullave te qarkullimit si dhe erresira më rruge. Megjithate do te jetë konkluzioni përfundimtar i grupit hetimor që do të përcaktojë shkaqet e plota, në një prej segmenteve problematike të qarkut Shkoder. Ndërkohë pak minuta pas këtij aksidenti një tjeter u shenua në zonen e Bardhajve ku mbeten të plagosur 3 shtetas. Përplasja e dy automjeteve bëri që 3 shtetasit nga Postriba te merrnin lendime fatmirësisht pa pasoja për jetën. Ata ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin rajonal, ndërsa policia nisi hetimet për shkaqet e këtij aksidenti. Dyshohet qe edhe ky të ketë ardhur nga mungesa e ndriçimit dhe shpejtësia në levizje. Ne harkun kohor te 3 diteve aksidentet në Shkoder shenuan 2 viktima dhe disa të plagosur.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,589FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts