Thursday, December 12, 2024
HomeKronikaShkoder – H. Hotit, aksident me 2 te vdekur

Shkoder – H. Hotit, aksident me 2 te vdekur

-

Mbyllja e ditës së dytë të vitit të ri, përgjaku sërish superstradën Shkoder – Han i Hotit. Dy të moshuar të cilët po lëviznin në këmbë, u përplasen për vdekje nga një automjet në fshatin Shtoj i ri.  Fran Luca 85 vjeç dhe Kol Gjoni 77 vjeç, ishin duke lëvizur në këmbë drejt banesave të tyre, kur automjeti tip Benz me targë AA 572 KJ i drejtuar nga 61 vjeçari Nimet Bilani i përplasi dy të moshuarit. Sipas hetimeve të policisë, mësohet se drejtuesi i mjetit i cili ka qënë duke levizur me shpejtësi, i ka konstatuar me vonesë të moshuarit në rrugë për shkak të errësirës. Sapo i ka parë ai ka tentuar të manovrojë dhe frenojë mjetin, por ka qënë e pamundur dhe për pasojë i ka përplasur duke i lënë të plagosur rëndë shtetasit në fjalë. Ndonese ata u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres, plagët e marra ishin të shumta dhe për pasojë gjeten vdekjen në sallën e reanimacionit disa orë më vonë.  Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër dhe po përmbyll hetimet për shkaqet e plota të këtij aksidenti të radhës, në një prej segmenteve më problematike të qarkut Shkoder. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts