Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetDebora zbardh rrugen e kombit

Debora zbardh rrugen e kombit

-

Rruga e kombit ka qënë aksi më problematik pas reshjeve të dëborës që përfshin një pjesë të vendit. Për shkak të frekuentimit të lartë që ajo ka, është kërkuar nga ministria e transportit që të mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Firma kontraktore ka ndërhyrë për pastrimin e dëborës dhe hedhjen e kripës dhe situata paraqitet e përmirësuar, në raport me shumë akse të tjera të vendit.

Në fundjavë pritet që reshjet e dëborës të shtohen, e për pasojë autoirtetet përgjegjese kanë kërkuar gatishmëri maksimale nga firma. Përveç borëpastrueseve, rruga do të kriposet në vazhdimesi me qëllim lehtësimin e qarkullimin dhe shmangien e çdo bllokimi. Nga ana tjetër policia rrugore ka shtuar patrullime dhe drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të mos lëvizin pa zinxhirë. Gjithashtu në dispozicion të çdo qytetari që mund të ketë nevojë për ndihmë janë në dispozicion numrat e telefonit 112 dhe 129.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts