Disa shërbime kane rifilluar qe me daten 3 janar, ndersa te merkuren te gjitha zyrat e shërbimit postar ne Qarkun e Shkodres kane nisur punen normalisht, pas pushimeve te festes se Vitit te Ri.
Ndarja e pensioneve eshte nje nga detyrat kryesore te Filialit te Postes. 80 perqind e pensionisteve i moren shpërblimet para vitit te ri, 4000 vetem ne qytetin e Shkodres janë te abonuar dhe u dergohet pensioni ne shtepi, ndersa te tjeret janë rikthyer te merkuren, sipas grafikut ditor te tërheqjes se pensionit, për te marre edhe shpërblimin:
Duke filluar nga dita e enjte, Filiali i Postes Shkoder fillon edhe shpërndarjen e parave nga rimbursimi i librave shkollore, qe ben Ministria e Arsimit dhe Sportit