Wednesday, April 24, 2024
HomeSportVLLAZNIA NIS PERGATITJEN STERVITORE PER VITIN 2017

VLLAZNIA NIS PERGATITJEN STERVITORE PER VITIN 2017

-

Me të gjithë kontigjentin që ka mbyllur vitin 2016, skuadra kuqeblu e Vllaznisë ka nisur përgatitjet për vitin 2017  ku përjashtim kanë bërë vetem dy largimet e kosovarit Hoxha dhe kroatit Ëeitzer. Ashtu siç ishte parashikuar seanca e parë është zhvilluar në fushën e  stadiumit “Reshit Rusi” dhe me të gjitha gjasat një gjë e tillë do të vazhdojë të jetë prezente po aty deri në fundjavë. Më pas, me të gjitha gjasat, me interesimet që po bëjnë drejtuesit e klubit Vllaznia do të mundësohet  zhvendosja e skuadrës në bregdetin ulqinak për një periudhë rreth dhjetë ditore të fazës përgatitore. Natyrisht që interesimi më i madh nga ana e opinionit sportiv shkodran dhe më gjërë është nëse Vllaznia do të përforcohet me lojtarë të rinjë në merkaton e janarit, kërkesë në fakt e cila ka kohë që është prezente edhe nga stafi teknik kuqeblu. Me përjashtim të dyshes Hajdari-Qosaj, të cilët ishin pjesë e miqësores edhe në përballjen me Akademinë Vllaznia U-19 në mbyllje të vitit të kaluar, në seancen e së mërkurës nuk u pa asnjë futbollist tjetër i rinj. Kështu që me të gjitha gjasat, për pjesen tjetër të sezonit do të kemi thuajse këtë Vllazni që u prezantua në dy fazat e para të kampionatit. Një gjë të tillë e bëri të ditur edhe vete tekniku Cungu gjatë prononcimit të tij për median.

Megjithatë, ishte vete Cungu që i pyetur nga media për fatin e Arsen Hajdarit që vazhdon testin pranë kuqebluve, la të kuptohet se ai është fare pranë firmës me Vllazninë për pjesen tjetër të sezonit.

Gjatë prononcimit të tij, Cungu foli edhe për Xhevahir Sukaj, një futbollist që në fakt edhe pse ka kohë që lakohet se do të firmosë për Partizanin për pjesen tjetër të sezonit, ka qënë vetë ai që është shprehur që e ka pritur një telefonatë nga Vllaznia.

…me pyetjen e Gacit….Në programin e trajnerit Cungu për ditët e fazës përgatiore janë edhe zhvillimi i disa ndeshjeve miqësore, ndeshje këto që në fakt janë projektuar për t’u zhvilluar me ekipet malazeze në Ulqin, por që në kushtet kur akoma nuk ka marrë asnjë konfirmim zyrtar për zhvendosjen e skuadrës në kampingun spotiv ulqinak, ai nuk mund të bëjë asgjë publike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts