Friday, December 6, 2024
HomeKronikaAutovetura perplas motorçikleten

Autovetura perplas motorçikleten

-

Një drejtues motoçikletë mbeti i plagosur rëndë pasi u përplas nga një automjet që me pas bëri edhe transportimin për të spital të të plagosurit. Aksidenti u regjistrua ne superstradën Lezhë-Laç në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës rreth orës 10:00 të ditës së enjte. I plagosur mbeti një 24 vjeçar me inicialet J.LL nga Barbulloja e Lezhës, i cili po dilte nga një rrugë dytësore për në superstrade kur u godit nga një autoveture tip Opel me targe KR 7113 A, drejtuesi i të cilës shtetasi me inicialet F.R beri edhe transportimin e te plagosurit drejt spitalit të Lezhës. Motoçikleta është marre para disa metra nga autovetura qe vinte ne drejtim te Lezhës, ndërsa policia dyshon se ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga drejtuesi i motoçikletës edhe shpejtësia me të cilin lëvizte autovetura në një zone me kufizim shpejtësie ka qene shkak për këtë aksident. Policia e Lezhës nuk e ka regjistruar aspak si aksident, duke mohuar dhënien e informacionit për ngjarjen. Ndërkohë ajo që vijon të mbetet shqetësim në këtë segment rrugor është lëvizja e motorçikletave pa skafanda, si dhe ndërprerjet e shumta që ka ky aks nga rrugët dytësore. Duke përshkuar zona të banuara, ai është një rrezik permanent, prandaj edhe kerkohet kujdes maksimal në lëvizje nga drejtuesit e mjeteve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts