Monday, December 9, 2024
HomeAktualitetEpidemia e gripit ne kulmin e saj

Epidemia e gripit ne kulmin e saj

-

Epidemia e gripit është ne kulmin e saj dhe kjo situate do te zgjasë 3 deri 4 jave, por mjeket thone se nuk ka vend per panik. Pas kësaj periudhe pritet nje rënie e semundshmerise nga viroza gripale.

Simptomat e virusit te tipit A i cili paraqitet me temperature te larte, dhembje koke e trupi mund te zgjasin nga tre deri ne pese dite. Bluzat e bardha nuk e shohin te domosdoshme paraqitjen e menjehereshme ne spital, por rekomandojne  shmangien e antibiotikeve.

Rreth 19 mije persona sipas specialiteve te Instititut te Shendetit Publik kane kerkuar ndihmen e mjekut javen e fundit megjithate shprehen se nuk kane shfaqur komplikacione. Kjo shifër mendohet te jete me e larte pasi  shume te prekur e kane trajtuar ne shtëpi pa ndihmën e shërbimit mjekësor. Per te parandaluar prekjen nga virusi bluzat e bardha apelojne per vaksinim, disancim social, higjene te larte personale dhe konsum lengjesh.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts