10 vite më parë në qytetin e Shkodres do të inagurohej një prej xhamive simbol të këtij qytetit, ajo e Parrucës. Në përkujtim të kësaj date të shënuar për mbarë komunitetin mysliman, në faljen e se premtes myftiu imam Muhamed Sytari u ndal tek situatat që po kalojnë sot myslimanët në disa vende të botës. Vrasje të frikshme të jetëve të myslimanëve po shohim çdo ditë, ndërsa nga ana tjetër perendimi ka dështuar në krijimit e njeriut model shtoi ai.
Të gjithë duhet të reflektojmë për të parë vlerat e jetës që krijuesi ynë na i ka shfaqur aq bukur tha me tej imam Sytari.
Përvjetori i xhamisë së Parrucës do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh të programuara nga myftia e Shkodres.