Me përjashtim te njësive administrative te zonës se Dukagjinit, ne te gjitha njësite e tjera te Bashkisë Shkodër, duke filluar nga qyteti, janë afishuar listat paraprake te zgjedhësve për votimet e 18 qershorit. Këshilltari për çështjet ligjore pranë bashkisë, Pjerin Rraboshta, tha se paraprakisht është kryer verifikimi i qendrave te votimit, dhe ne rastet mbi 1000 zgjedhës,është bere ndarja ne dy qendra.
Rraboshta tha se ne disa objekte ku ka shume qendra votimi, do te ndryshojnë disa prej tyre me qellim krijimin e kushteve me te mira për votuesit dhe komisionarët:
Afishimi i listave paraprake, ka për qellim qe qytetaret qe nuk e kane emrin për te votuar, te mund te aplikojnë ne kohen e duhur dhe ta përfitojnë te drejtën kushtetuese te votimit.Nese zbatohet me korrektësi kjo praktike, është e pamundur qe te ketë zgjedhës te paregjistruar ne listat përfundimtare