Thursday, April 25, 2024
HomeSportBlerjet e reja, Vllaznia pretendente për trofe

Blerjet e reja, Vllaznia pretendente për trofe

-

Faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të basketbollit për meshkuj pritet të jetë mjaft interesante. Nëse Tirana, por edhe Teuta, me përforcimet e bëra në fillim të sezonit ishin protagonist të fazës së parë, tashmë në të dytën vjen një Vllazni krejt ndryshe. Falë shoqatës së basketbollit Vllaznia me në krye presidentin Sokol Dibra në gjirin e saj do të jetë tre basketbollistë amerikanë që duke i shtuar edhe Hamatin e ardhur nga Kamza Basket si dhe Gjonajn që pritet t’i bashkohet skuadrës në ditët në vazhdim është padyshim skuadra më pretendente për të fituar titullin kampion. Në këtë mënyrë, për trajnerin e Vllaznisë, Bledar Gjeçajn, përforcimi i skuadrës është padyshim një lajm shumë i mirë.

Me amerikanët, JOSHUA FREELOVE, SETH JACKSON dhe DARRYL PALMER, por edhe të përforcimeve të tjera nga Tirana, sportdashësit shkodranë do të shohin me datë 4 shkurt në startin e fazës së dytë të kampionatit një Vllazni spektakulare. Por, krahas kësaj, tashmë për teknikun Gjeçaj fillojnë me të vertetë dhimbjet e kokës, pasi me basketbollistët e tjerë të talentuar shkodranë që ka në dispozicion shtohet së shumti rivaliteti në përzgjedhjen e atyre që do të hedhë në fushën e lojës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts