Besimtaret e krishtere ne mbare boten kane kremtuar ditën e Ujit te Bekuar. Qe ne oret e para te mengjesit ne kishat e vendit është zhvilluar mesha dhe ritet fetare te kësaj dite. Ne katedralen e “Shen Shtjefnit” mesha e shenjte u kremtua nga famullitari dom Artur Jaku, i cili tha ne fjalen e tij se kjo feste permbyll kremtimet e 10 diteshit te Krishtlindjes.
Dita e Ujit te Bekuar konsiderohet një nga festat me te rëndësishme për boten e krishtere. Ajo simbolizon shfaqjen e trinisë se shenjte ne momentin e pagëzimit te Jezu Krishtit nga Gjon Pagëzori ne ujërat e lumit Jordan. Për besimtarët, uji i datës 6 janar ka efekte shëruese dhe jo në pak raste ai përdoret prej tyre për të bekuar fëmijët për një shëndet më të mirë apo të sëmurët që të rimëkëmben.