Thursday, April 25, 2024
HomeArsimShtyhet mësimi në gjithë sistemin arsimor

Shtyhet mësimi në gjithë sistemin arsimor

-

Ashtu siç ishte paralajmëruar, edhe javën që po vjen, universitetet, shkollat, kopshtet e çerdhet do jenë të mbyllura për shkak të situatës së krijuar nga gripi.“Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministri i Shëndetësisë, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ka urdhëruar sot më datë 07.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017,” thuhet në njoftimin zyrtar. Ndërkohë qeveria vendosi që prindi kujdestar të jetë pushim gjatë kësaj kohe.“Caktimin e datave 9 deri 14 janar 2017, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në vijim të masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi.Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi,” thuhet në njoftimin e qeverisë.

Mësimi do duhej të niste me datën 6 janar 2017, por me këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë ai tashmë rinis me 16 janar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts