Wednesday, November 30, 2022
HomeAktualitet13 vjet nga tragjedia e 9 janarit.

13 vjet nga tragjedia e 9 janarit.

-

Vitet kalojnë por ende plagët i kanë të freskëta, edhe sot pas 13 vitesh nga tragjedia e 9 Janarit, ku gjeten vdekjen 28 persona. Familjarët në përkujtim të kësaj date, ende apelojnë që të ndëshkohen përgjegjësit e vertetë të tragjedisë, ndërsa shprehen të zhgënjer nga shteti dhe politika në tërësi që e ka mbajtur sipas tyre peng këtë tragjedi. Ata shpresojnë që reforma në drejtësi të ndryshojë kursin që deri më sot është ndjekur për ndëshkimin e përgjegjësve të tragjedisë, që sipas tyre janë persona të veshur me pushtet.

Mhilli tregon se përveç zhgënjimit nga partia demokratike, as nga takimi me kryeministrin Rama megjithese i është premtuar zbardhje e plotë e ngjarjes dhe ndëshkim, deri me sot nuk ka marrë asnjë sinjal pozitiv.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 janar të vitit 2004, ku 20 persona u gjeten të vdekur dhe 8 të tjerë edhe sot rezultojnë të zhdukur. Udhëtimi i shpresës për një jetë më të mirë i mori jetën të gjithë këtyre personave të moshës nga 15 deri në 33 vjeç të gjithë nga Shkodra. Ata kishin paguar 1500 euro për udhëtimin që përfundoi me mbytjen e tyre në ujrat e Jonit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,590FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts