Vllaznia ka një brez të artë futbollistësh të rinjë të cilët falë të dhënave që disponojnë dhe punës së mirë që po bëhet në sektorin e Akademisë së Futbollit, e ardhmja e tyre pritet të jetë e mirë, jo vetem për t’i shërbyer klubit Vllaznia, por edhe për të luajtur në skuadrat e tjera, brenda dhe jashtë vendit. I këtij mendimi është ish futbollisti i Vllaznisë Uliks Kotrri, i cili edhe në rolin e menaxherit të FIFA-s po ndjekë me interes disa futbollistë të ekipeve zinxhir të Vllaznisë.
Komentet e tij ish futbollisti i suksesshëm shkodran i bëri në studion e Sport Show, gjatë emisionit të parë per kete vit te ri. Për kujdesin ndaj kësaj kategorie sportistësh por edhe të sportit shkodran në përgjithësi foli edhe përgjegjësja e sektorit të sportit pranë bashkisë Shkodër, Vinifreda Gazulli duke ofruar projekte nga institucioni që ajo përfaqëson.
Opinionet e shprehura nga ish futbollisti Kotrri u mbështeten plotësisht edhe nga ato që janë në krye të punës së futbollit të moshave, drejtori teknik i Akademisë Alban Hasani dhe trajneri i ekipit U-19 Elvin Beqiri.