Rreth 1600 familje që përfitojnë ndihmë ekonomike në njësitë administrative të bashkisë Lezhë dhe dhjetra të tjera të paaftësisë së kufizuar nuk kanë marrë pagesat për muajt Nëntor dhe Dhjetor të vitit të kaluar. Po ashtu bëhët me dije se këto familje nuk kanë marrë dot as shpërblimet qe qeveria ka akorduar për fundvit. Vonesat për shperndarjen kanë ardhur si pasojë e mos alokimit të mjaftueshëm të fondit financiar nga Ministria e Financës. Kjo e fundit aktualisht e ka çelur fondin për dy muajt e prapambetur por kalimin nuk e ka bërë menjëherë për të gjithë përfituesit.
Bashkia bëri me dije se, pavaresisht këtyre vonesave të shkaktuara jo prej saj, pritet që brenda pak ditësh të bëhet pagesa për qindra familjet e skemës së kësaj ndihme në Njësitë Administrative.