Edhe pse dëbora dhe ngricat e këtyre ditëve e kane përfshirë gjithë Malësinë e Madhe, nga Kopliku dhe deri ne Vermosh, ku temperaturat është ulur ne -27 grade, nuk janë shfaqur probleme te renduara shëndetësore. Mjeku Zeqir Duka thotë se ne bashkëpunim me shtabin e emergjencave civile, si personeli ashtu dhe mjetet janë ne gatishmëri 24 ore për çdo rast, pa harruar këtu edhe angazhimin e helikopterëve te Ministrisë se Shendetesise, nëse është e nevojshme:
Ndërsa lidhur me situatën gripale, Duka sqaron se trajtohen nga ana shëndetësore mesatarisht 30 raste ne dite:
Nga drejtoria e shëndetit publik janë dërguar 200 vaksinat e para kundër gripit, dhe mesatarisht 10 paciente ne dite me sëmundje kronike paraqiten pranë qendrës shëndetësore për tu trajtuar me ketë vaksine.