Brezi i frekuencave nga 20 MHZ (megaherc) deri ne 6000 MHZ, ne zonën veriore dhe verilindore te vendit, do te jete ne monitorim te plote gjate 24 orëve. Për ketë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) hapi ne Shkodër Zyren Rajonale te Monitorimit. Kjo behet me qellim qe te disiplinohet ndërhyrja e valëve mes operatoreve te internetit, te kompanive celulare, shërbimeve postare onlin, televizioneve kabllore e tjerë. Synimi është qe te përmirësohet shërbimi ndaj qytetareve, tha drejtori i AKEP,Pirro Xhixho:
Kontrolli i frekuencave nga Shkodra, do te beje te mundur qe te mënjanohen edhe ndërhyrjet ne frekuencat e Malit te Zi e Kosovës apo anasjelltas, një shqetësim ky qe prej vitesh është ne ketë rajon, nga dy anët e kufirit:
Pas Shkodrës, AKEP do te hape zyrat rajonale te monitorimit te frekuencave edhe ne Kruje, Korçe dhe Vlore. Pas kalimit te televizioneve ne sistemit digjital, behet e mundur qe te ketë një përmirësim te ndjeshëm te rrjetit 4 G, i cili sa po vjen dhe zgjerohet nga kompanitë celulare.