Tuesday, December 10, 2024
HomeAktualitetQafe Thorja, Breg Lumi e Iballa te bllokuara

Qafe Thorja, Breg Lumi e Iballa te bllokuara

-

Në të gjithë vendin reshjet e dëborës dhe temperaturat poshtë zeros kanë shkaktuar vështirësi sidomos në qarkullimin e automjeteve. Strukturat e angazhuara me mirëmbajtjen e rrugëve, firmat e kontraktuara kanë vijuar punën e tyre për hapjen e rrugëve nacionale të cilat janë të qarkullueshme pa zinxhirë në pjesën dërrmuese te tyre. Mbeten disa akse rurale ende të bllokuara, ku po punohet vazhdimisht që të bëhet i mundur qarkullimi i mjeteve. Në qarkun Shkoder situata paraqitet si më poshtë: Akset rrugore Shkodër-Qafë Thore-Theth, Shkodër- Bregu Lumit, Bardhet-Iballë dhe Bogë-Qafë Thore janë të bllokuara. Po punohet për hapjen e tyre por ka vështirësi për shkak të ngricave. Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore.  Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë. Ka prani të erërave të forta. Aksi Qafë Laç – Koman është i hapur dhe qarkullohet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave, sidomos në Karmë. Po hidhet kripë nga kontraktori. Trashesia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali).  Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Qarkullimi kryhet  me zinxhirë. Ka prani erërash të forta dhe aktualisht po bie borë. Në aksin Koplik –  Dedaj – Bogë,  Rruga po pastrohet nga kontraktori, sepse aktualisht është duke rënë borë.  Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave dhe erës së fortë. Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Segmentet  Qafe Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë  Arrëz  50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë.  Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë  në segmentin Qafe Qelë – Pukë- Fushe Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë.  Gjatë ditës së sotme një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma në Njësinë Administrative Bregu i Lumit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts