Prej me shume se 20 vitesh ,mbi 300 familje te fshtrave Velinaj dhe Ali Metaj, Oblike, ne njesine administrative Ana e Malit, vuajne nga amortizimi i rruges qe lidh keto dy fshatra e cila ua veshtireson qarkullimin tejmase banoreve, si dhe femijeve qe pershkojne thuajse 2km cdo dite për te shkuar ne shkolle. Gjendja rendohet edhe me shume gjate diteve me ngrica dhe reshje shiu për shkak te gropave me uje e balte. Shkak i kesaj gjendje eshte bere mungesa e investimeve prej vitesh, ndersa banoret shprehen te shqetësuar për gjendjen e krijuar, qe ne leto dite behet e papërballueshme.
Sipas tyre janë bere shume premtime gjate fushatave elektorale për rregullimin e kesaj rruge, por sic duket premtimet kane mbetur vetem fjale.
Duke u nisur nga kjo gjendje e amortizuar ato shpesh here kane kontribuar vete financiarisht me aq mundesi sa kane pasur ,duke hedhur zhavor dhe cakull ne menyre qe te lehtesojne sadopak qarkullimin e automjeteve dhe kembesoreve.
Banoret i bejne thirrje bashkise qe t’i ndihmojne ne zgjidhjen e kesaj situate, pasi janë banore te kesaj njesie vendore.
Derisa te kujtohet pushteti vendor për përmbushjen e detyrimeve, keta banore do te jene te detyruar te vuajne mungesen e infrastruktures drejt shtëpive te tyre.