Policia e shtetit në Lezhë, ashtu si në të gjithë vendin, ka festuar 103 vjetorin e themelimit. Në ceremonine e organizuar për këtë rast moren pjesë autoritete vendore dhe veteran të policisë. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Ermal Muçaj tha se sot më shumë se kurre policia është në sherbim të qytetareve dhe me tolerancë zero ndaj shkelësve të ligjit. Kurajoja dhe sakrificat e veteraneve të policisë të cilet
themeluan policin e shtetit janë shembuj për brezat e ri tha Muçaj.
Në fund të ceremonisë, u shpërndanë çertifikata për punonjës policie të niveleve të ndryshmetë me motivacionin , “Për merita dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në rritjen e standardeve të rendit dhe të sigurisë publike, në shërbim të Policisë së Shtetit.”