Saturday, October 5, 2024
HomeAktualitetTe permbyturit drejt hyrjes ne greve

Te permbyturit drejt hyrjes ne greve

-

Pas protestave të vazhdueshme dhe në mungesë të një përgjigjeje nga ana e qeverisë, banorët e prekur nga përmbytjet kërcënojnë me grevë urie. Të parët që reaguan ishin ata në lagjen “Livadhe”, të cilët vite më parë u përballen me vërshimin e ujrave që la pas deme të shumta në banesat e tyre. Banorët thonë se as nga qeveria dhe as nga pushteti vendor nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesat e tyre, ndërsa nga ana tjetër sqarojnë se komisionet asokohe ju bënë vlerësim të dëmeve.

Afati i lënë në dispozicion të shtetit është 15 ditë dhe më pas ata pritet të nisin grevën e urisë nëse përgjigjia për dëmshpërblimin e përmbytjeve do të vijojë të mungojë. Përmbytjet e 2010 – 2011 shkaktuan dëme të shumta në qarkun Shkoder, ku vërshimi i ujrave preku edhe qytetin në lagjet periferike. Gjatë viteve të shkuara banorët zhvilluan disa protesta radhazi, por asnjë përgjigje nuk moren nga qeveria për paratë që u takojnë mbi demet në banesa e biznese.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts