Wednesday, April 30, 2025
HomeSportKuqeblutë mundin thellësisht ne miqesore 12-1 Akademinë U-19.

Kuqeblutë mundin thellësisht ne miqesore 12-1 Akademinë U-19.

-

 

Përmirësimi i kushteve atmosferike ka bërë të mundur që futbollistët shkodranë, të cilët prej jave janë zhvendosur në Ulqin për fazën përgatitore dimërore të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore. Përballë kuqebluve të drejtuar nga trajneri Armando Cungu ka qënë skuadra e 19 vjeçarëve të Akademisë Vllaznia që drejtohet nga trajneri Elvin Beqiri. Ndeshje kjo që në fakt ishte planifikuar për t’u luajtur në mesjavë por për arsye të borës dhe ngricave u shty për në fundjavë. Vllaznia e Cungut e ka nisur lojën me një formacion miks, ku ndër të tjera spikaste që në krahun e majtë të repartit të mbrotjes ishte vendosur futbollisti i ardhur për provë, kongolezi me pasaportë belge Landry Muleno, ndërkohë që në krahun tjetër tekniku Beqiri akvizonte formacionin e tij më të mirë, Bajrin në portë, për të vijuar me Rahoven, Isufin, Tahiragen, Hysenin , Dycen, Tulen, Pusin, Suel Krujen, Palushanin dhe Gruden. Ndeshja ka filluar me gol kur që në minutën e dytë Uendi Vecaj, pas një manovrimi përfekt brenda zonës e dërgon topin në rrjeten e portjerit kundërshtar Bajri. Futbollistët e rinj 19 vjeçarë të Akademisë përpiqen të rivalizojnë në fushën e lojës, por megjithë ndërhyrjet energjike të mbrojtësve Isufi, Tahiraga, Rahova, Hyseni nuk arrin t’i bëjnë ballë edhe dy golave të tjerë të shpejtë me autor Pjeshken dhe Pepen, që të dy të realizuar me kokë pas krosimeve nga fundorja. Aty nga minuta e 40-të e pjesës së parë, tekniku Cungu ndërron thuajse tërë formacionin duke lënë në fushë vetem futbollistin me ngjyrë Muleno. Arsyeja dukej qartë pasi stafi kërkonte testimin e tij në masën më të mirë. Pjesa e parë mbyllet edhe me dy gola të tjerë për formacionin e Cungut, fillimisht me Shtubinën dhe mës pas me një penallti të ekzekutuar saktësisht nga Gocaj pas pengimit në zonë të Shtubinës. 10 minuta nga pjesa e dytë Cungu largon nga fusha e lojës belgun Muleno dhe riaktivizon në krah të majtë Markun që deri më përpara po luante në rolin e një stoperi të majtë. 45 minutat e pjesës së dytë ku në lojë janë tashmë titullarët Agoviç, Gocaj, Cicmil, Vrapi, Krymi, Tafili, Kruja, Kalaja, Shtubina, Çinari, Dibra, Dyca, sjellin edhe gola të tjerë, ku protagonist bëhët Arenc Dibra duke tundur plot pesë herë rrjeten. Shënon edhe Dyca me Krymin, ndërkohë që për skuadrën e të rinjve, golin e nderit e shënon mesfushori Uhejd Hoxha që pas aktivizimit në pjesen e dytë godet mjeshtrisht nga distanca duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin e thellë 12 me 1 në faror të Vllaznisë së madhe.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts