Vllaznia e koshit nuk ka të ndalur. Shoqata e basketbollit Vllaznia me në krye presidentin Sokol Dibra vazhdon të investojë në blindimin e skuadrës me element cilësorë. Paraditen e së hënës, inspektori i lojrave me dorë në klubin Vllaznia, Astrit Zaganjori ka prezantuar edhe dy basketbollistë të tjerë amerikanë. Darryl Palmer dhe Joshua Freelove, janë dy pwrforcimet e radhws që i bashkohen kolegut të tyre Seth Xhekson, i ardhur pak ditë më parë.
Me ardhjen e trios amerikane duhet thënë se skuadra kuqeblu e Vllaznisë se drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj dhe kolegu i tij Fatjon Halluni përforcohet në mënyrë të ndjeshme, ku së bashku me grupin aktual që ekziston në skuadër me në krye kapitenin Berdica vë kandidaturën kryesore për fitimin e titullit kampion.