Forcat e policisë se Shkodrës ndaluan shtetasen Ditika Kopliku, e moshës 47 vjeç, me banim ne ketë qytet, ish pedagoge pranë universitetit “Luigj Gurakuqi”. Ajo ishte shpallur ne kërkim pasi me datën 5 shtator te vitit te kaluar gjate një kronike qe u transmetua ne një emision televiziv investigativ, Kopliku akuzohej se i kishte shënuar note kaluese te pamerituar një studenteje, kundrejt pagesës 100 EURO ! Për ketë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me datën 7 shtator e shpalli atë person ne kërkim dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg, ne mungese. Ne zbatim te këtij vendimi, shërbimet e policisë se Shkodrës arritën qe te sigurojnë disa informacione ne rruge operative për vendodhjen e saj, informacione qe rezultuan te sakta, pasi te hënën u realizua ndalimi i saj. Sipas njoftimit te policisë, Ditika Kopliku akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona qe ushtrojnë funksione publike”. Filmimet e transmetuara me datën 5 shtator ne emisionin investigativ, tregonin Ish – Pedagogen Kopliku ne një afere me studenten M.S, ku 100 euro kushtonte një note kaluese ! Pas atij emisioni, drejtuesit e Universitetit “Luigj Gurakuqi” vendosen pezullimin e saj nga detyra, ndërsa organet e drejtësisë filluan hetimin. Pedagoge te këtij universiteti here pas here kane qene objekt akuzash dhe hetimi, për rrushfete kundrejt notave te pamerituara, dhe është detyruar ndërhyrja e organeve te drejtësisë.