Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetProbleme me ngrohje ne disa shkolla

Probleme me ngrohje ne disa shkolla

-

Pas pothuajse një muaj pushimesh qe erdhen te diktuara nga kushtet atmosferike dhe situata e gripit, nxënësit janë rikthyer në shkollë. Por ne Lezhe shume institucione arsimore paraqesin probleme sa i perket ngrohjes. Shkolla 9 vjeçare “Gjergj Fishta” edhe pse e pajisur me sistem kaldaje, ajo e fundit nuk funksionon dhe klasat ngrohen me energji elektrike, nga pajisjet e siguruara prej vete nxenesve. Nderkohe ne shkollen “Kolin Gjoka” ka nje tjeter panorame, pasi atje kaldaja punon por mungon lenda e pare ngrohese. Drejtori Bardh Dedgjonaj tregon se aktualisht për naften janë përdorur fondet e ministrisë por që nuk janë të mjaftueshme, ndersa i ka bërë thirrje Bashkisë që ti mbeshtesë në këtë aspekt.

Shkolla “Kolin Gjoka”, e inaguruar para një muaj, është një shembull i mire se si duhet të jenë shkollat, në një kohë që në Lezhë vitet e fundit janë ndertuar apo rikonstruktuar disa shkolla të reja por që nuk plotesojnë standartet.’

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts