Prej shume vitesh nder rruget me te vjetra te qytetit te Shkodres, ato te lagjes “Dracin” dhe “Luku Çesme” vuajne nga amortizimi, i cili ua veshtireson qarkullimin banoreve te kesaj zone.
Qytetaret shprehen mjaft te shqetësuar për ketë situate, qe cdo dite e me shume behet me e papërballueshme.
Edhe pse premtimet kane qene te shumta nga Kryetarja e Bashkise SHkoder , Voltana Ademi, gjate fushates elektorale ne ketë zone, asgje nuk ka ndryshuar, përkundrazi infrastruktura rrugore ketu ka ardhur duke u perkeqesuar. Kjo pohohet nga vete qytetaret.
Por sic ndodhe rendome ne qytetin tone ,premtimet nuk mbahen, pasi drejtuesit sigurojne “karriget” e tyre dhe “fjalet e dhena” , qytetareve Shkodran i mbesin arkives elektorale.