Krahas ekipeve të rritura të lojrave me dorë, një përgatitje intensive në këtë periudhë të ndërprerjes së kampionatit po zhvillon edhe ekipi i të rinjëve në basketboll për meshkuj. Të drejtuar nga trajneri pasionant Roland Koka ky ekip prej vitesh vazhdon të jetë ndër më të mirët e kampionatit shqiptar, madje duke fituar edhe tituj kampionë.
Në mbyllje të kësaj kronike, edhe një lajm tjetër për basketbollin. Por tashmë për ekipin e parë ku sipas informacionit të marrë nga inspektori i lojrave me dorë në klubin Vllaznia, Astrit Zaganjori, të enjten, në orën 18.00 Vllaznia zhvillon një ndeshje miqësore ndërkomëbatre me ekipin e Suharekes së Kosovës, ndeshje kjo që do të shërbejë kryesisht për kolaudimin e skuadrës me basketbollistët e rinjë amerikanë të sapo ardhur në skuadër.