Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetTaksat dhe tarifat diferencohen sipas njësive

Taksat dhe tarifat diferencohen sipas njësive

-

Bashkia e Malësisë se Madhe zhvilloi dëgjesën publike për projektpaketen fiskale te këtij viti, e cila do te zbatohet ne dy qytete, Koplikun e Bajzën si dhe ne 55 fshatra me 55.873 banore. Për nënkryetarin e kësaj bashkie, Sytki Ndreca, është bere një pune e kujdesshme qe kjo pakete te jete ne përshtatje me kushtet konkrete qe ka kjo zone:

Ndërsa zyrtaret e sektorit te ardhurave vendore, Fatmir Curri, File Hasa dhe Ridvana Rrukaj kane prezantuar ne detaje taksat dhe tarifat qe qytetaret e kësaj bashkie do te paguajnë për ketë vit.

Taksat e pastrimit, qe përfshinë te gjitha familjet dhe bizneset, do te jete e diferencuar sipas njësive administrative, qe fillon me 1300 leke ne vit dhe arrin deri ne 2500 leke. Me diferencime është parashikuar edhe taksa e tokës, qe fillon nga 700 leke për hektar ne vit dhe arrin deri ne 1400 leke ! Projekti i paketës fiskale do te hyje ne fuqi, pasi te miratohet nga Këshilli i Bashkisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts