Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetZjarri djeg banesen dykateshe

Zjarri djeg banesen dykateshe

-

Nje banese dy kateshe u shkrumbua nga flaket e zjarrit mengjesin e se merkures ne qytetin e Shkodres. Ngjarja ndodhi ne familjen Muka tek ish tisazhi ne lagjen Parruce, ndersa shkak dyshohet se eshte bere luhatja e energjise elektrike.  Të ndihmuara nga era si dhe struktura e vjetër e shtëpisë, flaket nuk kanë vonuar të përhapen, duke bërë që në pak minuta gjithçka të digjej plotësisht. Kanë qënë banorët e zonës ato të cilët kanë njoftuar sherbimin zjarrëfikes të cilët kanë mbërritur në vendngjarje, megjithate këto të fundit e kanë patur të pamundur evitimin e djegies së baneses, ndërsa lokalizimi i flakëve ka shmangur pasojat në ndërtesat e tjera përreth. Ndërkohe si pasojë e zjarrit janë shembur edhe trarët e katit të dyte duke ndikuar negativisht në ndërhyrjen e zjarrefikesve brenda objektit për shkak të rrezikshmërisë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi i ekspertizës i cili ka nisur hetimet rreth shkaqeve të renies së këtij zjarri. Dyshohet se luhatja e energjise elektrike të ketë shkaktuar shkendijen elektrike e cila më pas ka djegur të gjithë banesën e familjes Muka, që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz apo godina të tjera përreth. Serish energjia elektrike behet shkaktare e te tilla situatave qe vene ne rrezik edhe jeten e qytetareve, ndersa institucionet energjitike nuk marrin asnje pergjegjesi per demet e shumta qe shkaktohen.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts