Friday, October 7, 2022
HomeAktualitet“Blici rrugor” s’ka te ndalur

“Blici rrugor” s’ka te ndalur

-

Në vetëm dy orë, operacioni “Blici rrugor” i ndërmarrë nga Policia e Shtetit ka gjetur në shkelje mbi 800 drejtues mjetesh në mbarë vendin. Edhe në qytetin e Shkodres pikat e kontrollit të ngritura nga policia rrugore, ishin përqendruar në akset kryesore ku fluksi i lëvizjeve është më i lartë, por edhe në pikat kyçe ne qender të qytetit.

Policia publikoi rezultatet e operacionit të ndërmarrë, ku beri me dije se ka vendosur 420 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Gjithashtu, janë vendosur edhe 441 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim celulari në drejtim apo për mosvendosje të kaskës mbrojtëse në rastin e motoçikletave. Në të gjithë vendin, policia thotë se u angazhuan 780 punonjës policie të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme. Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,518FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts