Friday, March 29, 2024
HomeAktualitet“ISIS”, arrestohet ish mesuesja e medresese

“ISIS”, arrestohet ish mesuesja e medresese

-

Pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ “STOP”, Policia e Shkodrës arrestoi mëngjesin e së enjtes Emine Alushin, ish mësuesen e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”. Një audioregjistrim në këtë medrese tregon se si mësuesja u thotë nxënësve se ISIS është një organizatë e mirë, që mbron myslimanët, por që luftohet nga shteti.

Çështja tashme është marrë në hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, pasi vepra penale e përhapjes dhe propagandës radikale trajtohet nga ky organ i akuzës. Emine Alushi ka kryer studimet në fakultetin e studimeve islame në Prishtinë dhe jepte mesimin e lëndës së “Kuranit” në medresenë e vajzave. Mendohet qe video është regjistruar në vitin 2015 dhe është bërë publike vetëm këtë fillim janari nga emisioni investigativ, pasi ishte filmuar nga nxënëset e kësaj shkolle. E ndaluara Alushi do të merret në pyetje nga policia për deklaratën e dhënë përpara nxenesve, ndërsa mesohet se organi i akuzës do të kërkojë marrjen në pyetje edhe të vajzave që kanë kryer regjistrimin, si dhe të stafit drejtues të shkollës, nëse këta të fundit kanë patur dijeni rreth qendrimeve të shprehura nga mësuesja në fjalë. Arrestimi i Alushit në Shkoder vjen pak muaj pasi 4 shtetas të tjerë në këtë qytet u vunë në pranga nga policia për lidhjet e tyre me ISIS.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts