Mbifaturimet e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike ndaj qytetarëve Shkodrane, ku faturat kanë kapur shifra të fryra në dy muajt e fundit, sollën reagimin e degës lokale të partisë demokratike. Përmes kryetarit Ramiz Çobaj, selia blu e quan një vjedhje të mireorganizuar, atë që po bën OSHEE ndaj qytetarëve.
Sipas Çobaj, sot kemi të bëjmë me dy standarte që haptazi ndjek OSHEE dhe kryeministri Rama.
Prej ditësh në zyrat e OSHEE kanë mbërritur me qindra ankesa nga qytetaret për të tilla mbifaturime, por nga ana e këtij institucioni nuk ka patur asnjë reagim.