Thursday, September 12, 2024
HomeSportProblematika e sportit të peshëngritjes

Problematika e sportit të peshëngritjes

-

Kushtet stervitore të peshëngritësve shkodranë nuk janë aspak të mira. Por, për trajnerin e Vllaznisë Artur Lagja, një gjendje e tillë nuk është për faj të klubit sepse peshëngritësit shkodranë e kanë pasur palestren e tyre moderne, por për arsye të ndërtimit të stadiumit “Loro Boriçi” ajo është prishur. Sipas trajnerit shkodran, shefi i klubit Vllaznia Mark Krroqi duhet falenderuar që i ka strehuar peshngritësit në një koridor të pallatit të sportit “Qazim Dervishi” deri sa të ndërtohet palestra e re sipas premtimit të dhënë.

KRahas detyrës si trajner i Vllaznisë, pak ditë më parë, ish peshëngritësi kampion Artur Lagja, është emëruar edhe trajner i kombëtares shqiptare.

Për t’u theksuar është fakti se krahas të tjerëve, trajneri Lagja stervit edhe djalin e tij të peshës së vogël, talentin Sajmir Lagja, i cili në kampionatin e vjetshëm u shpall sportisti më i mirë për moshat.Nga sa shikohet, edhe pse reagimet e peshëngritësit kampion Erkand Qerimaj për kushtet e dobëta të stervitjes janë reale dhe nuk kanë nevojë për koment, e rëndësishme është se deklaratat e trajnerit Lagja të shërbejnë për uljen e toneve konfliktuese mes palëve dhe vijueshmërinë e punës me qëllim rikthimin tek normaliteti.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts