Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetUjesjellesi ndërhyn ne rruge dhe i le pa asfaltuar

Ujesjellesi ndërhyn ne rruge dhe i le pa asfaltuar

-

Amortizimi i rrugeve ne lagje te ndryshme te qytetit, vijon te mbetet nje problem qe nuk merr zgjidhje nga  Bashkia Shkoder. Nje prej ketyre rrugeve eshte edhe ajo nga sheshi “Isa Boletini” ne drejtim te “Tepes” ku situata eshte teper e renduar. Nderrmarrja e Ujesjelles Kanalizime prej disa kohesh ka nderhyre ne kete segment për rregullimin e rrjetit  te kanalizimeve dhe pas përfundimit te tyre, askush nuk eshte kujtuar per rikthimin e rruges ne gjendjen e mëparshme.

Pasojat e kesaj papergjegjshmerie institucionale po i vuajne qytetaret qe jetojne ne ketë zone, por edhe kalimtaret, ku nje pakujdesi e vogel mund te rezultojë fatale për ta. Sikur te mos mjaftonte e gjithe kjo, gjendja e rruges behet burim aksidentesh, vecanerisht gjate nates ku pamja eshte me e kufizuar. Bashkia e Shkodres ne vend qe t’i sherbeje qytetareve ashtu siç duhet, ndikon ne krijimin e te tilla situatave qe ndikojne ne jeten e tyre te përditshme. Por sikur te mos mjaftonte ky problem, mjafton t’i drejtohesh nje tjeter lagjeje për te kuptuar  puna qe ben pushteti vendor janë vetem fjalet, e jo veprat. Ne bllokun e pallateve “Bardelet” perballe ish Deges Ushtarake ku prej kohesh kane filluar punimet, e qe tashme duhet te kishin mbaruar brenda  30 diteve nga koha e nisjes, nje gje e tille nuk ka ndodhur. Punimet janë nderprere disa here dhe askush nuk di te thote se kur do te perfundojne.

Kushtet atmosferike kane ndikuar ne perkeqesimin e gjendjes ne terren, por ne vend te nje reagimi serioz bashkia Shkoder vijon te shpërfill nevojat e komunitetit. Nuk kishte ndodhur asnjehere me pare qe administrata vendore te shpërdoronte ne ketë forme miliona leke nga taksat e qytetareve, e te mos realizohet asnjë punim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts