Tuesday, September 17, 2024
HomeSportVllaznia rikhehet ne “Reshit Rusi”

Vllaznia rikhehet ne “Reshit Rusi”

-

Prej te enjtes ekipi i Vllaznise ka filluar seancat stervitore ne “Reshit Rusi”, ndersa pozitive per skuadren shihet rikthimi në stervitje i dy futbollistëve titullarë, mesfushorit Florind Bardulla dhe Ditmar Bicaj, te cilet kane lene pas situaten gripale qe i humbi nje pjese te pergatitjes ne Ulqin.

Ate qe humbi ne Ulqin, skuadra do te synoje ta rikuperoje keto dite ne Shkoder. Fillimisht eshte biseduar me përfaqësues të klubit vendas Otrant ne Ulqin si dhe të kampionatit malazez, per nje miqesore me ekipin Isakra te FK Danilovgrad. Por pengesa e luajtjes se takimit ne “Loro Boriçi” pasi federata shqiptare nuk ka dhene “ok”, ka bere qe stafi drejtues te projektoje miqesore me ekipin e Beselidhjes se Lezhes.

Edhe pse akoma nuk është vendosur zyrtarisht se ku do të luhet kjo miësore, në Shkodër apo Lezhë, burime praënë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se me te gjitha gjasat kuqeblutë do të udhëtojnë në qytetin fqinjë të Lezhës për të luajtur në stadiumin “Beslidhja”, miqësore kjo që do të jetë e fundit përpara startit zyrtar të fazës së tretë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts