Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetAkset kombetare te qarkullueshme

Akset kombetare te qarkullueshme

-

Gjatë 24 orëve të kaluara mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira të ç’rregullta që janë shoqëruar me reshje të dobeta, kryesisht në vendet malore reshjet kanë qenë në formë dëbore. Të gjithë akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme, ndersa disa akse rurale pjesërisht me zinxhirë. Ne qarkun Shkoder nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Akset rrugore të bllokuara janë: Qafë Thore – Theth ; Kryezi – Iballë (Fushë Arrëz), per te cilat po punohet qe te hapen. Ndërsa akset rrugore të kalueshëm me zinxhirë janë: Tamarë – Vermosh; Hadroj – Qafë – Benë; Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierz ; Fushë Arrëz – Qafë Shllak; Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrëz; Bardhet – Kryezi; Shkodër – Bregu Lumit – Theth ; Laç Vau Dejës – Qafë Çelë – Pukë ; Iballë – Bardhet. Probleme me energjinë elektrike kanë disa fshatra në Njësinë Administrative Pult dhe Temal. Ministria e Brendshme ka bere dergimin e pakove ushqimore me helikopter per familjet ne nevoje ne zonen turistike te Thethit. 120 pako jane mundesuar nga rezervat e shtetit, pas nevojave te evidentuara nga njesia vendore atje. Në qarkun e Lezhës të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Vetëm fshatrat Nenshejt dhe Lajthizë të Njësisë Administrative Orosh vazhdojnë të jenë të bllokuara nga reshjet e dëborës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts