Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëMeta takime me zyrtaret ne SHBA

Meta takime me zyrtaret ne SHBA

-

Presidenti i Senatit në SHBA Orrin Hatch, priti kreun e Kuvendit Ilir Meta. Gjatë bashkëbisedimit, zyrtari i lartë amerikan tha se administrata e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve. “Kenaqësi që merrni pjesë në inagurimin e Presidentit Trump. Administrata e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve. Të rrisim bashkëpunimin në siguri e tregeti. Senati i SHBA mbështet partneritetin në rritje të dy vendeve” tha Hatch. Nga ana e tij, Ilir Meta uroi Presidentin Hatch për zgjedhjet dhe tha se bashkëpunimi mes dy vendeve do të jetë në rritje. Inagurimi i Presidentit Trump  është me rëndësi jo vetem për SHBA. Besojmë në bashkëpunimin në rritje për të ardhmen midis 2 vendeve. Angazhimi i SHBA shumë i rëndësishëm për paqen e sigurinë e rajonit perfundoi Meta. Me heret kryetari i Kuvendit, u prit në një takim nga kryetari i Komisionit për Agrikulturën të Senatit Amerikan, Senatori Pat Roberts. Gjatë këtij takimit, Roberts vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, duke nënvizuar se prezenca e Metës në SHBA kontribuon në ruajtjen dhe rritjen e këtyre marrëdhënieve. Ilir Meta e falënderoi senatorin Roberts për pritjen e tij duke nënvizuar se Shqipëria mbështetet fuqimisht tek bashkëpunimi i ngushtë me SHBA.  Axhenda e ngjeshur e takimeve te kryetarit te kuvendit dhe njeheresh LSI-se Meta vijoi me takimin me Ndihmes Sekretarin e Shtetit William Brownfield. Ata diskutuan per forcim te bashkepunimit me tej per reformen ne drejtesi e luften kunder krimit te organizuar. Brownfield vleresoi hapat madhore te ndermarra per reformen ne drejtesi dhe pergezoi Kreun e Kuvendit Meta per konsensusin e arritur ne miratimin e reformes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts