Me 25 Janar në orën 09.00 zyrtarisht një përfaqësi e banorëve të lagjes “Livade” në qytetin e Shkodres, ashtu siç kanë paralajmëruar edhe më herët, do të hyjnë në grevë urie. Ato kanë dorëzuar në drejtorinë e policisë njoftimin për këtë vendim ekstrem, i cili sipas tyre vjen nga gjendja e vështirë ekonomike dhe mosdhenia e dëmshpërblimi i përmbytjeve të 2010 – 2011-es.
Pak orë pasi këta banorë ritheksuan vendosmërinë për të hyrë në grevë urie, në mal të Jushit, bashkia Vau Dejës të tjera familje të përmbytura dolën në proteste. Me të njëjtën kërkesë për paratë që u takojnë, ata kërcënuan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit nëse qeveria nuk reagon.
Vetëm për këtë vit kjo është e katërta proteste që zhvillohet nga banorët e nënshkodres, të cilët prej vitesh presin nga qeveria paratë e demeve që u shkaktuan në banesa, bujqësi e blegtori nga vërshimi i ujrave.