Vit i ri, avaz i tjeter. Pedonalet ne qytetin e Shkodres ne vend qe t’u sherbejne qytetareve, ato vijojne te vene ne rrezik jeten e tyre nga lëvizja e pakontrolluar e automjeteve. Fundjava parashikon ndalimin e lëvizjeve, por askush nuk pyet për rregulla, duke i shkelur ato ne mes te dites dhe përpara syve te te gjitheve. Tabelat e vendosura vijojne te sherbejne si dekor, ndersa bashkia Shkoder eshte totalisht e paafte te menaxhoje territorin e saj. Policine bashkiake e perdor për aksione selektive, ndersa bashkëpunimin me policine e shtetit e ka zero. Madje nga kjo paaftësi menaxhuese, kryetarja e bashkise Voltana Ademi hodhi idene e bllokimit te pedonales teresisht për automjete. Absurde dhe jashte cdo logjike, te mendosh si zgjidhje vendosjen e barrikadave, pasi nuk eshte ne lartesine e kërkuar për te administruar as territorin përpara zyres se saj.
Sipas tyre kjo nuk eshte normale, dhe se shteti duhet te aplikoje venjen e gjobave, qe keto rregulla te zbatohen nga te gjithe.
Ne mungese te ndergjegjesimit te drejtuesve te automjeteve, zgjidhja duhet te vije nga policia bashkiake dhe ajo e shtetit, duke aplikuar gjoba për shkelesit e rregullave.