Partia demokratike ka nisur zyrtarisht ethet e fushatës elektorale të 18 qershorit. Deri me 15 shkurt degët në rrethe duhet të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë qe baza i sheh si figurat më të përshtatshme për të garuar në këtë sigël. Do të jetë më pas vendimi i kryesisë së selisë blu që do të përzgjedh 11-en garuese. Mbledhja e kryesisë në Shkoder e drejtuar nga kryetari Çoba pati jo pak mungesa, ku ra në sy prezenca vetëm e deputetes Kopliku, ndërsa nuk ishte e pranishme kryetarja e bashkisë, e shumë figura të tjera.
Risi e propozimeve është edhe ajo online, përmes faqes së partisë demokratike. Çoba e quajti 2017-en vit të rëndësishëm pasi po finalizohen koalicionet me shumë parti të vogla, ndërsa përjashtoj aleancë me partitë që sot qeverisin vendin.
Deri me 15 shkurt kur do të dorëzohet lista me propozime, nuk do të mungojnë surprizat, por nga ana tjetër në pah pritet të dalin edhe shumë pakënaqësi nga radhët e demokratëve.