Friday, April 19, 2024
HomeAktualitet48 ore perpara greves vijojne protestat

48 ore perpara greves vijojne protestat

-

Kanë mbetur vetëm 48 orë nga afati i lënë përpara nisjes së grevës së urisë dhe banorët e zonave të prekura nga përmbytjet e 2010 – 2011-es vijojnë protestat për dëmshpërblimin e demeve që shkaktoi vërshimi i ujrave. Të radhës që protestuan ishin banorët e fshatit Kuç në njësinë administrative Gur i Zi, një nga më të goditurat e përmbytjeve të shkuara. Duke kërkuar paratë që u takojnë të njohura me ligj nga komisionet, banorët janë të vendosur të vijojnë protestat, por edhe grevën.

Publikisht për të njoftuar zhvillimin e grevës banorët e nënshkodres kanë vendosur në hyrje të bashkisë së qytetit dhe në pedonalen qëndrore njoftimet me shkrim që me 25 janar në orën 09.00 nisin grevën. “Mos na pengoni në të drejtën tonë por vendosni drejtësi” janë fjalët e përdorura në këtë njoftim, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve në kauzën e tyre.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts