Numri dy i spitalit rajonal të Shkodres Artor Kçira nga emisioni “Start” në tv1 channel ka komentuar situatën e rëndë të krijuar në këtë institucion mbrëmjen e së shtunës, ku për rreth 30 minuta mungoi energjia elektrike. Situata mund të kishte precipituar deri edhe në humbje jete njerëzish, por fatmirësisht stafi mjekësor u tregua në lartësinë e duhur tha Kçira, duke e quajtur absurd faktin e mos funksionimit të gjeneratorit. Titullari i spitalit mbrëmjen e së shtunës kur i gjithë institucioni ishte pa energji, nuk ka qënë i pranishëm aty.
Lidhur me mungesën e një linjë të dytë në spital, Kçira sqaron.
Sipas nendrejtorit administrativ, aktualisht spitali ka një keqmenaxhim dhe për pasojë mjekët punojnë nën presion.
Nëse do të ketë një rast të dytë të mungesës së energjisë në spitalin më të madh të veriut Shqiptar, pasojat mund të jenë fatale për pacientet dhe këtë e tregoi më së miri mbrëmja e së shtunës.