Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetMbetjet mbushin brigjet e Kirit

Mbetjet mbushin brigjet e Kirit

-

Në njërin krah hidhen prej disa vitesh miliona lekë për ngritjen e argjinaturave që mundësojnë mbrojtjen e tokave nga përmbytjet, e në krahun tjetër tonelata me mbetje urbane që shtohen çdo ditë.

Këtë panoramë kanë brigjet e lumit Kir në fshatin Kuç, njësia administrative Gur i Zi. Hedhja e mbeturinave por edhe inerteve nuk ka të ndalur, ndërsa përballë këtij realiteti të krijuar bashkia Shkoder ka zgjedhur të mos veprojë. Ndonëse në territorin e saj, ajo i ka lënë dorë të lirë zhvillimit të këtij fenomeni që kthehet në shkatërrues për natyrën, e me pasoja të rënda për një komunitet të tërë. I zhvilluar prej vitesh, problemi i hedhjes së mbetjeve ka marrë të tjera përmasa vitet e fundit, duke bërë që sipërfaqja e ndotur të zgjerohet. Nga ana tjetër inpektoriati mjedisor që ka për detyrë monitorimin dhe ndëshkimin e përgjegjesve, as që ka marrë mundimin të dalë në terren per evidentimin e zonave kritike, apo aq më pak t’i tërheq vemendjen bashkisë së Shkodres për të zgjidhur këto problematike. E gjitha gjatësia e brigjeve të Kirit është e ndotur, ku zonat më problematike listohen ajo në Bardhaj dhe Kuç. Prefekti Paulin Radovani pak muaj më parë kritikoi për mos menaxhim situate, ndërsa drejtuesit e bashkisë shpejtuan të bëjnë paradën e radhës duke theksuar se kanë përmirësuar pastrimin, duke harruar se ishin të rrethuar nga mbetjet ndersa flisnin për sukseset ne letra.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts