Kjo është rruga e Barbullojës! Ishtë kthyer në një makth të vertetë për më shumë se 2000 banorë, por pas shume kerkesave te tyre dhe peticioneve ne bashki, ajo ka marre driten jeshile dhe brenda 3 muajsh do te kete nje pamje te re. Me financim të Bashkisë Lezhë me shumën prej 29 milion lekësh ka nisur puna për rehabilitimin e Rrugës së ketij fshati, (Aksi Rruga e Rrilës 1- Barbullojë Qendër). Banorët thonë se e mirëpresin këtë investim, pasi lehtëson jo vetëm jetën e përditshme por ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Ndërkohë, burime nga Bashkia Lezhë kanë bërë me dije se edhe segmente të tjera brenda ditësh do t’i nënshtrohen rikonstruksionit, ne kuader te projekteve te hartuara per infrastrukturen rrugore.