Saturday, April 20, 2024
HomePolitikë2017-ta nis rilindjen rurale te Shqiperise

2017-ta nis rilindjen rurale te Shqiperise

-

Nëse qeveria Rama merr një mandat të dytë qeverisës, atëhere rilindja urbane nis udhëtimin drejt fshatit.

Kreu i qeverisë gjatë një takimi me kryetaret e bashkive prezantoi paketen e re, e cila fokusin do ta ketë në rrjetin e ujitjes dhe kullimit nga njëra anë, si dhe në rrugët rurale që lidhen me prodhimin, për të nxitur tregjet bujqësore. Ndryshe nga sa më parë, fondet e këtij programi nuk do të jenë më transferueshme nga viti në vit.

Rama kërkoi nga kryebashkiakët t’i sjellin projekte bindëse. Financimi i 30 prej tyre është përfshirë në buxhetin e vitit 2017.

Përveç rilindjes rurale, Rama theksoi se shumë shpejt pritet të nisë zbatimi i programit të rindërtimit, që si shtylla kryesore ka infrastrukturën rrugore nacionale, infrastrukturën rurale dhe turistike, infrastrukturën arsimore dhe atë shëndetësore. Gjatë diskutimeve, Rama u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha bashkitë, pavarësisht përkatësisë politike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts