Sunday, September 8, 2024
HomeAktualitet“Dudasi nxjerr ne terren Ademin”

“Dudasi nxjerr ne terren Ademin”

-

Vendosi të dalë nga zyra dhe të shkojë për të riparë nga afër gjendjen e rrugëve në lagjen “Dudas”. Pas protestave të banorëve dhe peticionit me 300 firma, kryetarja e bashkisë Voltana Ademi rindertoi skemën e plotë të gjendjes në të cilën ndodhet kjo zonë dhe i premtoi komunitetit ndërhyrje. Por ky i fundit ishte i qartë kur i bëri me dije Ademit dhe stafit të saj se nuk do të pranojë rikonstruksion të pjesshëm, por vënie dore plotësisht në këtë rrugë.

Edhe për rrugicat në “Gjuhadol” dhe tek “kafja e Madhe” pasi u pyet nga tv1 channel, Ademi theksoi se brenda 2 ditësh nis puna për veshjen e tyre me pllaka.

Performanca e dobët në terren dhe pakënaqësitë e akumuluara në komunitet, duket se kanë dhënë efektet e para tek kryetarja e bashkisë që ka vendosur të dalë në terren për të premtuar, gjithmonë duke shpresuar që investimi të mos mbesë vetëm në letër siç është kthyer në praktikë nga premtimet e shumta deri më tani.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts