Friday, September 13, 2024
HomeAktualitetKamsi: Shkodra për mua eshte gjithçka

Kamsi: Shkodra për mua eshte gjithçka

-

Ka nderruar jete ne moshen 91 vjeçare Willy Kamsi, nje nder intelektualet me te njohur te Shkodres  dhe ne nivel kombëtar. Njeri i letrave, studimeve e botimeve, me nje horizont te  spikatur kulturor. Se bashku me Dom Nik Ukgjinin, me daten 27 nentor te vitit te kaluar ishin ne shtepine e tij, ku me kamren e tv1-channel, kemi filmuar dhe marre edhe intervisten e fundit, ne funksion te përgatitjes se nje emisionit te veçante. Nder pyetjet qe i beme, ishte edhe ajo se a i kishte mbetur ndonje peng pas 75 viteve  i perkushtua studimeve dhe shkrimeve:

Willy Kamsi ishte nder qytetaret me te respektuar ne Shkoder. Kur biseduam rreth kesaj pike, ai vlerësonte se edhe sa i perket perkatesise fetare, kishte ndjere pa paragjykime respektin e te gjitheve, pavaresisht nese ishin te besimit katolik, mysliman apo ortodoks, dhe për ketë e niste biseden qe ne vitet kur jetonte ne Itali:

Ai lindi ne Bari te Italise ne dhjetor te vitit 1926, ku kishte emigruar me pare babai i tij, Gjon Kamsi. Ne përfundim te Luftes se Dyte Boterore familja Kamsi u kthye ne Tirane, dhe me vone ne Shkoder. Për 27 vite me radhe punoi ne biblioteken e universitetit “Luigj Gurakuqi” ndersa nga viti 1993 deri ne 1996, ishte ambasador i Shqiperise ne Vatikan, i pari me ketë detyre, pas përmbysjes se regjimit komunist, për te vijuar me pas ne pension. Për  Willy Kamsin Shkodra ishte gjithçka:

Willy Kamsi perfaqesonte nje familje me edukim te pasur atdhetar. Veçojme ketu babain e  tij, Gjon Kamsi, mik i ngushte i ngusht i Luigj Gurakuqit,  i cili ruajti ne Bari te Italise kostumin e përgjakur  me te cilin u vra Luigj Gurakuqi, dhe ia solli me pas shtetit shqiptar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts