Tuesday, August 16, 2022
HomeSportLuan Vukatana, legjendë e futbollit shkodran

Luan Vukatana, legjendë e futbollit shkodran

-

Luan Vukatana, një mjeshtër i shquar i futbollit shkodran, është padyshim një nga vlerat më të spikatura që jo vetem Vllaznia, por edhe kombëtarja e Shqipërisë ka nxjerrë në vite. Ndonëse ai prej shumë vitesh jeton me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, TV1 Channel e solli atë live për shikuesit shkodranë e më gjërë përmes emisionit “Sport Shoë” të mbrëmjes të së hënës.

Duke marrë shkas një harrese ndoshta e paqëllimtë që FSHF ka pasur ndaj Vukatanës ditët e fundit në nderimin e disa figurave të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, gazetari i njohur Ervin Baku, duke vënë në dukje fatin e madh që ka pasur ta shikojë Vukatanën live në stadium, është i mendimit se Luan Vukata është një legjendë e futbollit shqiptar.

Pjesë e emisionit “Sport ShoW” të mbrëmjes të së hënës ishin edhe komentet e volejbollit, Vllaznisë në futboll dhe katesorisë së parë dhe akademisë, lojra me dorë, etj që u trajtuan me të ftuarit e tjerë Klodeta Zhivani(Volejbolliste), Samuel Nikaj dhe Ideal Lekiqi(Trajner futbolli).

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts