Saturday, August 13, 2022
HomeAktualitetPezullohet sekretari i prefektures Lezhe

Pezullohet sekretari i prefektures Lezhe

-

Altin Jaku, sekretari i prefekturës së Lezhës është pezulluar nga detyra pas denoncimit të bërë mbrëmjen e se henes nga një qytetar në emisionin investigativ STOP. Kërkesa për pezullimin e tij u bë nga vetë prefekti i Lezhës Eduart Ndreca, i cili i drejtoi një shkresë zyrtare Departamentit të Administratës Publike (DAP) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kerkuar pezullimin nga detyra te tij, deri në sqarimin e rrethanave dhe hetimit të nisur ndaj Jakut nga autoritetet ligjzbatuese. Ne njoftimin e Prefektures, thuhet se një ditë më parë, emisioni ‘Stop’ jane transmetuar disa intervista dhe jane publikuar disa dokumenta mbi një aferë të mundshme ku dyshohet se është implikuar sekretari Jaku, si Ish Drejtues i një banke të nivelit të dytë, detyre që mbante para se emërohej Sekretar i Prefekturës Lezhë. Altin Baruti e akuzon se i ka vjedhur një llogari bankare prej 150 milionë lekësh të vjetra të depozituara në vitin 2013 në filialin e një banke të nivelit të dytë në Lezhe, në kohën kur Jaku ishte drejtor i saj. Denoncuesi e kishte konstatuar zhdukjen e depozitës se tij vetëm dy vjet pasi ai tërhiqte përqindjet e parave pasi banka e lajmëron se ai nuk ka me para aty. Pas skandalit që ndodhi në filialin e bankës në qytetin e Lezhës, Baruti kontaktohet nga presidenti i bankës, shtetas grek, i cili kërkon një takim me të. Dokumentet që disponon denoncuesi dhe organi i prokurorisë tregojnë se paratë e depozitës së tij kanë kaluar përmes 4 transfertave tek persona të ndryshëm të afërt me ish drejtorin Altin Jaku. Në filmimet qe transmetoi emisioni STOP të realizuara përmes një kamere të fshehte me një ish punonjës te bankës ai deklaroi se si rasti i Altin Barutit kishte dhe shumë raste të ngjashme në filialin ku ai punonte me parë. Altin Jaku ka mbajtur më parë edhe detyrën e prefektit te komanduar të Lezhës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts